Flash News

E-TJERA

Të shtëna me kallashnikov në Fier, mbetet i plagosur rëndë një person; detajet e para

Të shtëna me kallashnikov në Fier, mbetet i plagosur

Të shtëna me armë kanë ndodhur mbrëmjen e sotme pranë zonës së njohur si ish-QTU në Fier. I plagosur rëndë ka mbetur shtetasi me inicale A.B., rreth 50-vjeç.

Ky i fundit po merr ndihmën e nevojshme mjekësore në spital. Nga informacionet paraprake që po qarkullojnë në media, autori ka qëlluar nga një makinë në lëvizje, ndërsa arma dyshohet se ka qenë kallashnikov.

I plagosuri është goditur teksa ndodhej në makinën e parkuar tip “Audi”. Ndërkohë që makinë është gjetur duke u djegur në afërsi të “Bypasit” të Fierit, që dyshohet të jetë e autorëve.

Të fundit