Flash News

E-TJERA

Të shtëna në Allias, 31-vjeçari qëllohet nga komshiu, autori zhduket pas ngjarjes

Të shtëna në Allias, 31-vjeçari qëllohet nga komshiu,

Një konflikt mes dy komshinjve ka përfunduar në të shtëna me armë zjarri mëngjesin e sotëm në zonën e Alliasit, në kryeqytet. Ngjarja është regjistruar rreth orës 07:50, kur një 38-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë komshiun e tij, duke e plagosur në këmbë.


Burime zyrtare bëjnë me dije se i plagosuri, një 31-vjeçar me iniciale S.B., është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autori i dyshuar, i identifikuar si K.T., është larguar nga vendngjarja dhe aktualisht është në kërkim nga policia.


Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po ushtrojnë kontrolle intensive në zonë për të bërë të mundur kapjen e autorit. Në terren ndodhet edhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje që tronditi lagjen në orët e para të mëngjesit.

Të fundit