Flash News

E-TJERA

Të shtëna në Kombinat pas sherrit mes të rinjve, dy të arrestuar - EMRAT

Të shtëna në Kombinat pas sherrit mes të rinjve, dy të

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në zonën e Kombinatit, ku pas një konflikti mes disa të rinjve, u qëllua me armë zjarri në drejtim të një automjeti. Fatmirësisht, nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Lidhur me ngjarjen është arrestuar Oltjon Asllani (Vodollari) 28 vjeç, autor i të shtënave dhe Serxho Bajza 30 vjeç,, që dyshohet se drejtonte automjetin nga ku u qëllua.

Po ashtu, janë proceduar penalisht katër persona të tjerë të përfshirë në konfliktin fizik që parapriu të shtënat.

Policia ka sekuestruar automjetin e përdorur, ndërsa vijojnë kërkimet për armën e zjarrit.

Të fundit