Flash News

E-TJERA

Të shtënat me armë gjatë natës në Pukë, policia shpall në kërkim të riun nga Tirana

Të shtënat me armë gjatë natës në Pukë,

Reagon policia e Pukës, pas ngjarjes së ndodhur gjatë natës, ku u regjistruan të shtëna me armë zjarri.

Në njoftimin zyrtar, policia sqaron se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim K. P., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka qëlluar në ajër, duke qenë në lëvizje.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, me marrjen e njoftimit, në mesnatë, rreth orës 00:20, se në dalje të qytetit të Pukës në aksin rrugor Pukë-Fushë Arrëz, ishin dëgjuar të shtëna me armë, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë organizuar punën, ku falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin e shtetasit, i cili ka qëlluar me armë zjarri, në ajër.

Si rezultat i veprimeve të shpejta të shërbimeve të policisë bazuar dhe në inteligjencën informative, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarje dhe shpallja në kërkim e shtetasit K. P., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Vijon puna intensive për kapjen e tij dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore.

Gjithashtu u bë identifikimi dhe shpallja në kërkim dhe e automjetit nga i cili ky shtetas ka qëlluar në ajër, duke qenë në lëvizje.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit