Flash News

E-TJERA

Të shtënat me armë jashtë gjykatës në Gjermani, motra e Besar Nimanit dorëzohet në polici

Të shtënat me armë jashtë gjykatës në Gjermani,

Motra e të ndjerit Besar Nimani është dorëzuar në polici lidhur me të shtënat me armë zjarri që ndodhën më 26 shkurt 2025 në Gjermani, jashtë gjykatës ku po zhvillohej seanca për autorin e dyshuar të vrasjes së boksierit shqiptar, Huseyin Akkurt.

Ajo dyshohet se qëlloi në shenjë hakmarrjeje ndaj babait dhe vëllait të autorit, Huseyin Akkurt, gjatë seancës gjyqësore.

Sipas informacioneve, vëllai i Akkurt, i cili u qëllua në këmbë, dhe i ati, i cili u qëllua në mushkëri dhe është në gjendje kritike për jetën, ishin viktimat e sulmit. Pas ngjarjes, motra e boksierit, së bashku me vëllain tjetër, Berat, ishin në arrati, por tani kanë dorëzuar në polici.

Policia e Bielefeldit ka njoftuar se 33-vjeçarja është vetëdorëzuar më 28 shkurt, e shoqëruar nga avokati i saj. Hetimet përfshirjen e saj të plotë në ngjarje janë ende në zhvillim.

Besar Nimani, i njohur për karrierën e tij si boksier në Gjermani, u vra në një lokal pasi kishte parkur mjetin e tij “BMW”, dhe për këtë krim po gjykohet Huseyin Akkurt.

Të fundit