Flash News

E-TJERA

Të shtënat me armë në Kombinat, policia: U qëllua ndaj mjetit të një 37-vjeçari

Të shtënat me armë në Kombinat, policia: U qëllua ndaj

Policia ka dhënë detaje nga të shtënat me armë në zonën e Kombinatit.

Pas një konflikti të çastit për motive të dobëta është qëlluar me armë zjarri ndaj automjetit me të cilin po lëvizte shtetasi E. K., 37 vjeç. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.

"Rreth orës 12:10, në rrugën “Petraq Leka” dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, është qëlluar me armë zjarri ndaj automjetit me të cilin po lëvizte shtetasi E. K., 37 vjeç. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes, gjeneralitet e të cilit nuk jepen, për shkak se hetimi vijon.

Po punohet intensivisht për dokumentimin e rrethanave të rastit si dhe kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes", njofton policia.

Të fundit