Flash News

E-TJERA

Të shtënat me armë në Lungomare, shënjestra ishte djali i kryeplakut të Kaninës

Të shtënat me armë në Lungomare, shënjestra ishte djali

Të shtëna me armë zjarri u shënuan pasditen e sotme në lagjen “10 Korriku”në zonën e Lungomares në Vlorë.

Fatmirësisht, nga të shtënat nuk pati të lënduar, por policia gjeti një fuoristradë “Benz ML”, xhami i pasmë i së cilës është thyer nga plumbat.

Mësohet se makina i përket kryeplakut të fshatit Kaninë në Vlorë, Astrit Aliaj, djali i të cilit, Juxhin Todi (Aliaj) ka qenë shënjestra e atentatit me armë zjarri.

Sipas të dhënave të para të policisë, dyshohet se ndaj makinës me të cilën po lëvizte shënjestra e atentatit është qëlluar katër herë, por arriti t'u shmangej plumba.  

Ndërkohë, policia ka ngritur postoblloqe për kapjen e dy personave si atentatorit ashtu dhe 24 vjecarit Juxhin Todi.

Njoftimi i policisë:

Më datë 29.04.2022, rreth orës 18:55, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, dyshohet se gjatë një konflikti shtetasi J. A., dhe shteasi L. M., dyshohet se kanë qëlluar me  armë zjarri pistolete. Nga konflikti nuk ka të dëmtuar.

 

Të fundit