Flash News

E-TJERA

Të shtënat në Sarandë, policia jep detaje: I riu qëlloi në mënyrë të pavullnetshme, po luante me armë

Të shtënat në Sarandë, policia jep detaje: I riu qëlloi

Policia ka dhënë detaje pas të shtënave me armë zjarri që u dëgjuan në lagjen nr. 1 të qytetit të Sarandës.

Sipas policisë, drejtuesi i mjetit tip “BMW”, K. Q., ka qenë duke luajtur me armë zjarri në momentin që ka bërë qitje të pavullnetshme. Pas të shtënave, ai ka braktisur mjetin dhe është larguar në brendësi të lagjes,

Policia ka bërë të mundur arrestimin e tij, ndërsa po punon për gjetjen e armës.

“Rreth orës 12:00, në lagjen nr. 1, Sarandë, shtetasi K. Q., i cili udhëtonte me automjetin tip “BMW”, dyshohet se duke luajtur me një armë zjarri, ka kryer qitje të pavullnetshme, pa shkaktuar dëmtime të personit. Shtetasi K. Q. ka braktisur automjetin dhe është larguar me vrap, në brendësi të lagjes.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të shtetasit K. Q. dhe pas disa minutash ndjekjeje, bënë të mundur kapjen e tij. Vijon kontrolli i zonës për gjetjen e armës së zjarrit, pasi kur është larguar me vrap, ka hedhur armën e zjarrit.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Të fundit