Flash News

E-TJERA

Të shtunën dhe të dielën, rritje temperaturash/ Si pritet të jetë moti gjatë fundjavës

Të shtunën dhe të dielën, rritje temperaturash/ Si pritet
Depërtimi i masave ajrore relativisht të ftohta dhe të thata do të sjellë një fundjavë me mot të qëndrueshëm dhe kryesisht të kthjellët. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, priten edhe alternime vranësirash mesatare, më të theksuara në zonat malore të vendit.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim veriperëndim-jugperëndim, me një shpejtësi mesatare prej 6 m/s. Në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare, era herë pas here do të arrijë deri në 9 m/s, duke sjellë një valëzim të ulët në dete me forcë 1-2 ballë.

Kushtet atmosferike pritet të jenë të favorshme për udhëtimet dhe aktivitetet në natyrë gjatë fundjavës.

Të shtunën dhe të dielën, rritje temperaturash/ Si pritetTë shtunën dhe të dielën, rritje temperaturash/ Si pritet

Të fundit