Flash News

E-TJERA

“Të unifikohemi pa humbur kohë në një front”/ Meta pranon ftesën e Berishës për protesta?

“Të unifikohemi pa humbur kohë në një front”/

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për shifrat shqetësuese të largimit të shqiptarëve nga vendi.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, nga viti 2016 deri në fund të vitit 2021 nga Shqipëria kanë emigruar rreth 221 mijë e 48 persona me një mesatare vjetore prej 38 mijë e 841 persona.

Vetëm vitin e kaluar emigruan 42 mijë e 48 persona, pjesa më e madhe të rinj të moshës 18 deri në 40 vjeç. Kjo ka ndikuar ndjeshëm në tkurrjen e fuqisë punëtore edhe në bujqësi.

Meta thotë se shpopullimi është një axhendë e qëllimshme anti-kombëtare. Gjithashtu thekson se pasojat janë në çdo sektor. Në të njëjtën linjë si kryedemokrati Sali Berisha, presidenti iu bën thirrje qytetarëve që të ngrihen kundër qeverisë.

“Është detyra e të gjithëve të unifikohemi pa humbur më kohë, në një front të përbashkët kombëtar, për të adresuar me përgjegjshmëri, atdhetari dhe profesionalizëm këtë dramë të madhe, duke ringjallur shpresën”, shkruan Meta në rrjetet sociale.

Ky i fundit nënvizon se është koha për të bashkuar energjitë dhe për të ndërtuar Europën në Shqipëri. Në këtë mënyrë Meta duket se konfirmon se do të mbështesë protestat që do të thërrasë PD.

Berisha e ka ftuar Metën për t’iu bashkuar protestave, duke nënvizuar se revolta iu përket të gjithëve dhe do të drejtohet nga një Front, jo nga vetë kryedemokrati.

“Të unifikohemi pa humbur kohë në një front”/

Të fundit