Flash News

E-TJERA

"Të zgjedhim të ardhmen mbi të shkuarën"/ Yuri Kim mesazh 'të koduar' në Ditën e Rinisë?

"Të zgjedhim të ardhmen mbi të shkuarën"/ Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim ka dhënë një mesazh në 31-vjetorin e Lëvizjes Studentore. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka dhënë një mesazh "të koduar" për demokratët, partia e të cilëve lindi nga Lëvizja Studentore.

Sipas Kim, është koha që të zgjidhet e ardhmja dhe jo e shkuara. Kryediplomatja thekson se Shtetet e Bashkuara janë ende me kërkesën e studenteve "E duam Shqipërinë si gjithë Europa".

"Amerika është ende me studentët e Shqipërisë në kërkesën tuaj për të qenë “si pjesa tjetër e Europës”. Jemi krenarë që jemi Aleati juaj në NATO dhe mbështesim Flamurin e Shqipërisë në BE. Duam që Flamuri i Shqipërisë të jetë më i drejtë, më i fortë, më i pasur. Të vazhdojmë të punojmë së bashku për ta çuar Flamurin e Shqipërisë përpara dhe jo prapa, të zgjedhim të ardhmen në vend të së shkuarës", shkruan Yuri Kim.

Ky përvjetor e gjen partinë që lindi nga lëvizja e 31 viteve më parë të ndarë. Pas shpalljes "non grata" të ish-kryeministrit Sali Berisha, Kim i dha ultimatum kryedemokratit Lulzim Basha që ta përjashtonte nga PD.

Të fundit