Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Teatri i çmimeve” shfaqje me jetën e qytetarëve, eksperti dhe studentja për Politiko: Stresi, pjesë e pandashme e përditshmërisë

Përgatiti Neta Fero
Në vitet e fundit, rritja e pandalshme e çmimeve e ka bërë përditshmërinë gjithnjë e më të vështirë.
Nga produktet bazë ushqimore te shërbimet dhe qiratë, gjithçka është shtrenjtuar, ndërsa të ardhurat e familjeve nuk kanë arritur të mbajnë hapin me inflacionin.
Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa, i pyetur nga Politiko.al e sheh zgjidhjen vetëm te një strategji afatgjatë për indeksimin e pagave dhe pensioneve.
“Vetëm indeksimi permanent i pagave dhe pensioneve me një normë më të lartë se inflacioni, për të paktën një periudhë më shumë se 5-vjeçare, mund të ndikonte në një përmirësim dhe lehtësim të kësaj gjendjeje të rënduar sociale në vend,” ka deklaruar ai.
Sipas tij, nëse kjo masë nuk zbatohet, familjet do të vazhdojnë të përballen me një krizë të thelluar ekonomike.
Ndërkohë, për të rinjtë dhe sidomos studentët, situata është bërë edhe më e zymtë. Një studente, e cila jeton dhe studion në Tiranë, shprehet për Politiko.al se nuk ja del dot financiarisht.
“Privohem nga disa gjëra që i dëshiroj, sepse nuk kam mundësi t’i përballoj,” thotë ajo.
Me çmime të kripura për qiranë, ushqimin dhe transportin, shumë studentë janë të detyruar të kufizojnë shpenzimet e tyre, duke ndikuar kështu edhe në cilësinë e jetesës dhe studimeve të tyre.
Nëse qeveria nuk ndërmerr masa konkrete për të ndalur rënien e fuqisë blerëse, varfëria dhe pabarazia sociale do të vazhdojnë të thellohen.
Pjesë nga intervista me ekspertin Selami Xhepa
Cilat janë faktorët kryesorë që po çojnë në rritjen e çmimeve?
Eksperti: "Fenomeni i inflacionit – rritja e nivelit të përgjithshëm të çmimeve në ekonomi – nisi pas pandemisë së COVID-19 dhe u përforcua shumë fort me konfliktin në Ukrainë. Shkaqet janë të shumta dhe komplekse, përfshirë faktorët e kërkesës që janë nxitur nga planet aktive të qeverive për të nxitur konsumin pas pandemisë. Por faktorët e ofertës kanë qenë më të fuqishëm: ristrukturimi i sistemeve globale të prodhimit dhe tregtimi, si dhe rritja e kostove të faktorëve të prodhimit, energjisë dhe kostos së punës, kanë sjellë një rritje të pandalshme të çmimeve."
Cilat produkte ose shërbime kanë pësuar rritjen më të madhe të çmimeve?
Eksperti: "Padyshim që dy grup mallrash janë ndikuar më fort: energjia dhe mallrat ushqimore. Këto dy kategori kanë pasur efekte serioze mbi fuqinë blerëse të konsumatorëve, por më shumë kanë goditur ata me të ardhura të ulëta, për shkak të peshës që zënë blerjet e këtyre mallrave në buxhetet e familjeve."
A po ndërmerr qeveria masa të mjaftueshme për të ndihmuar qytetarët?
Eksperti: "Politikat qeveritare të kompensimeve që u bënë për pensionistët dhe familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike e zbutën lehtësisht dhe vetëm përkohësisht barrën e çmimeve të papërballueshme. Megjithatë, problemi qëndron akoma dhe është shqetësimi themelor i familjeve."
Si po ndikohen bizneset e vogla dhe të mesme nga kjo situatë?
Eksperti: "Të ardhurat nga puna në sektorin privat janë rritur shumë më pak se inflacioni, duke dëshmuar se rënia e fuqisë blerëse është një fakt i shkatërruar që përkeqëson situatën ekonomike të familjeve. Raportimet e INSTAT kanë treguar se familjet në rrezik varfërie përfshijnë gati gjysmën e popullatës."
A është rritur niveli i varfërisë apo pabarazisë ekonomike në shoqëri?
Eksperti: "Vetëm indeksimi permanent i pagave dhe pensioneve me një normë më të lartë se inflacioni për të paktën një periudhë më shumë se 5 vjeçare mund të ndikonte në përmirësimin dhe lehtësimin e kësaj gjendjeje të rënduar sociale."
Pjesë nga intervista me studenten Xh.F
Studentja Xh.F. flet për përvojën e saj dhe sfidat që ka përballuar gjatë kësaj periudhe të vështirë ekonomike:
Si ka ndikuar rritja e çmimeve në buxhetin tuaj mujor si student?
Studentja: "Si dhe tek çdo student, edhe për mua ka një ndikim relativisht të madh, pasi çmimet kanë arritur kulmin. Pa ndihmën financiare të familjes, nuk arrij dot të mbuloj të gjitha shpenzimet mujore që më nevojiten."
A jeni detyruar të kufizoni shpenzimet për gjëra jo të domosdoshme?
Studentja: "Patjetër që më është dashur të reduktoj gjëra që nuk janë shumë të domosdoshme, për të lënë vend për ato të nevojshmet."
A keni vështirësi në mbulimin e kostove të qirasë, ushqimit apo transportit?
Studentja: "Të gjithë e dimë që çmimet e qerasë nuk kanë ku të shkojnë më lart. Patjetër që nëse nuk e ndaj banesën me persona të tjerë, është e pamundur që një student ta mbulojë vetë të gjithë kostot. Për ushqimin dhe transportin, deri diku nuk kam aq shumë probleme."
A keni filluar të punoni për të mbuluar shpenzimet?
Studentja: "Në fillim kam punuar, por nuk arrija dot ta balancoja kohën mes punës dhe shkollës. Tani jam duke jetuar vetëm me ndihmën e të ardhurave të familjes."
A ndjeni stres apo ankth për të ardhmen tuaj financiare dhe profesionale?
Studentja: "Sigurisht, ankthi dhe stresi janë bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë sime. Mendimet se si do të jetë jeta ime pas përfundimit të shkollës, marrjes së diplomës, pozicionimit në punë dhe nëse ky profesion do të më japë një të ardhme të mirë në Shqipëri, janë gjithashtu shqetësime të mëdha."
Nëpërmjet këtyre intervistave, vihet re një panoramë e qartë e pasojave që po sjell rritja e çmimeve në jetën e qytetarëve, duke prekur në mënyrë të veçantë ata që janë në grupe më të rrezikuara, si studentët dhe familjet me të ardhura të ulëta.
Ekspertët sugjerojnë se një ndryshim i thellë është i nevojshëm për të përballuar këtë krizë ekonomike që po thellohet çdo ditë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38