Flash News

E-TJERA

Tefik Osmani i jep lamtumirën ekipit të Tiranës!

Tefik Osmani i jep lamtumirën ekipit të Tiranës!

Tefik Osmani nuk do të jetë më drejtori sportiv i Tiranës. Lajmi është bërë i ditur nga vetë ai përmes një postimi në Instagram.

“Rrugëtimit tim të mrekullueshëm me KF Tiranën i erdhi fundi. Është ekipi që më dha shumë emocione, sfida dhe ndihem krenar që isha pjesë e këtij klubi të madh.

Falenderoj familjen Halili, stafin, lojtarët e mrekullueshëm gjatë 3 viteve ku ndamë gëzime dhe lot. Tifozët e mrekullueshëm që mbështesin ekipin e tyre në çdo rast.

Jam krenar që m’u dha mundësia të shkruam me modesti emrin tim në këtë klub të madh,” shkruan Osmani.

Tefik Osmani i jep lamtumirën ekipit të Tiranës!

Të fundit