Flash News

E-TJERA

Demonstrohet në Kukës pajisja e identifikimit elektronik, Celibashi: Sistem i sigurt

Demonstrohet në Kukës pajisja e identifikimit elektronik, Celibashi:
Foto ilustruese

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri me dije se ditën e sotme pajisja elektronike e identifikimit të zgjedhësve është demonstruar edhe në Kukës.

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi tha se sistemi i identifikimit elektronik është i thjeshtë në përdorim dhe i sigurt.

Përmes një postimi në Facebook, ai shton se ky sistem jep siguri për një proces zgjedhor të rregullt dhe të ndershëm.

"Sistemi i Identifikimit Elektronik të zgjedhësve që do të përdoret në ditën e votimit është i thjeshtë në përdorim për votuesit dhe i sigurt. Sistemi i Identifikimit Elektronik, siguri për një proces zgjedhor të rregullt dhe të ndershëm", thotë Celibashi.

Të fundit