Flash News

E-TJERA

Teknologjia në zgjedhje, Celibashi: Janë kontaktuar 20 kompani të huaja, duhet konsensus politik

Teknologjia në zgjedhje, Celibashi: Janë kontaktuar 20 kompani të

Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirian Celibashi ka folur mbi teknologjinë në zgjedhje, ndërsa bëri me dije se 20 kompani të huaja janë ftuar nga KQZ për të dhënë ofertën e tyre  si dhe koston që kanë pajisjet për ti sjellë në Shqipëri.

“Jemi duke pritur përgjigje nga subjektet të cilave u jemi drejtuar për të na dhënë informacion se sa mund të jenë kostot të implementimit të këtyre sistemeve. Ne pasi të kemi arritur në konkluzionin se sa do jetë ky buxhet do ia adresojmë kërkesën qeverisë shqiptare” tha ai.

Krahas kësaj, në dy bashki të vendit do të eksperimentohet dhe numërimi e votimi elektronik.

“Është një proces që detyrimisht duhet të marrë dakordësinë e gjithë spektrit politik. Votimi dhe numërimi elektronik është një projekt pilot dhe nuk do të shtrihet në të gjithë territorin e vendit” tha Celibashi për “Abc news”.

Të fundit