Flash News

E-TJERA

Teknologjia në zgjedhje, Celibashi: Është sfida kryesore, nuk ka faturë

Teknologjia në zgjedhje, Celibashi: Është sfida kryesore, nuk ka

Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirian Celibashi tha se sfida kryesore e KQZ së re është implementimi i teknologjisë në zgjedhje. Sipas tij, ende nuk ka një shifër sesa mund të kushtojë ky projekt, ndërsa shtoi se qeveria dhe BE kanë shprehur mbështetjen e tyre.

“Është qeveria ajo e cila ka shprehur gatishmërinë për ta mbështetur. Akoma nuk kemi një vlerësim, pasi ky vlerësim do të vijë pasi të kemi përcaktuar cilat parime, qoftë ato organizative, qofte teknike, do përcaktojnë implementimin e teknologjise. Ne kemi pasur një takim me ambasadorin Soreca, i cili na garantoi mbështetjen e ekspertizës së BE për implementimin e teknologjisë”, tha Celibashi.

I pyetur nga mediet se a mund të imponojë pandemia forma të votimit online, Celibashi deklaroi:

“Kjo ngelet për tu parë, është çështje delikate dhe kërkon vlerësim të të gjitha rasteve që do na imponojnë votim në këtë formë”, u shpreh kreu i KQZ-së.

Të fundit