Flash News

E-TJERA

Teknologjia në zgjedhje/ KQZ publikon kompaninë dhe tregon sa është fondi limit

Teknologjia në zgjedhje/ KQZ publikon kompaninë dhe tregon sa

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke shqyrtuar dokumentacionin e kompanisë ‘Smartmatic’ për teknologjinë në zgjedhjet e 25 prillit ku edhe është përcaktuar një fond limit.

 “Në procedurën prokurues me objekt “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për identifikimin elektronik të votuesve dhe verifikimin e tyre paszgjedhor” operatori ekonomik që mori pjesë është kompania “Smartmatic”, me fond limit 19.976.374,23  USD pa TVSH.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve aktualisht është në fazën e shqyrtimit të dokumentacionit, vlerësimit të ofertës si dhe vlerësimit të pajisjes së paraqitur nga kompania  për demonstrim”, thuhet në njoftimin e KQZ.

Në përfundim të procedurës së vlerësimit, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave do të vendosë në lidhje me procedurat pasardhëse.

Të fundit