Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Gara për të tërhequr pas vetes audiencën në këtë sezon të ri në televizione nuk duket të jetë aq e thjeshtë. Ajo që vihet re tek të gjithë është rritja e dozës së argëtimit, kryesisht me spektaklin dhe show-n, të cilët vendosin në epiqendër të ngjashmit e audiencës.
Televizionet thërrasin hapur pranë tyre nostalgjikët, të ndjeshmit, të guximshmit, për t’i përfshirë në formate të ndryshme dhe për ta bërë audiencën më interaktive. Teksa peshën më të madhe do ta marrë argëtimi, politika do të ketë gjithashtu vend të rëndësishëm duke qenë se 2025-a është një vit elektoral.
Në programacion vijojnë të mbeten disa reality show por pesha e tyre ka mbetur e njëjtë me një sezon më parë. Në këtë sezon, televizionet duket se po kërkojnë balancën dhe një audiencë të maturuar, duke qëndruar larg eksperimenteve ekstreme.
Televizionet kanë ndezur motorët në një garë të re për audiencën, në një sezon që duket se nuk do të ketë shumë ndryshime në bazën e programeve që ofrojnë.
Modifikimet e programeve, prej vitesh të sprovuar në ekran, kanë qenë më tepër korrigjuese ose përmirësuese, në funksion të një qasje të re dhe të rifreskuar të formatit.
Pavarësisht bazës së pandryshuar, kur vjen puna te hyrjet e reja në programacion, ajo që bie në sy është një rritje e dozës së argëtimit por këtë herë sa i takon show-t dhe spektaklit, duke u larguar pak nga reality, diçka që në dy vitet e shkuara ka qenë epiqendër e një pjese të ekraneve.
Kjo nuk do të thotë që ky zhanër do të mungojë, përkundrazi vijojnë të mbeten pjesë e programacionit por duke u kufizuat vetëm tek ato që kanë krijuar tashmë një emër dhe njihen nga audienca siç janë “Big Brother Vip” dhe “Ferma Vip”.
Eksperimentet e reja në këtë vit mungojnë, duke kërkuar më shumë vendosjen e balancës, në një sezon ku edhe politika do të ketë më shumë vëmendje si efekt i vitit elektoral 2025, kur do të zënë vend zgjedhjet parlamentare.
Televizionet rritin dozën e spektaklit, duke bërë pjesë të saj audiencën
Muaji tetor shënoi zyrtarisht fillimin e sezonit të ri në televizione. Programet bazë prej vitesh në ekran kanë vijuar të mbeten shtylla kryesore, duke pësuar pak ose aspak ndryshim.
Në tërësi, ajo që bie në sy në programacionin e secilit është rritja e numrit të spektakleve dhe show-ve argëtues, komedive, serialeve me synim jo vetëm tërheqjen e audiencës, por edhe rritjen e interaktivitetit me të.
Spektaklet që kanë nisur transmetimin apo pritet të fillojnë në vazhdim duket se po tentojnë të jenë më afër audiencës, duke “thirrur” pranë vetes, në disa raste nostalgjikët, në të tjera ata që duan të luajnë apo të bëhen pjesë e talent-show apo përjetimit të historive njerëzore.
“Rikthehen “Këngët e shekullit”, pas një periudhe mungese 10-vjeçare, si një projekt që merr përsipër të sjellë superhite, këngë shumë të njohura për publikun televiziv, ato që shikuesi i njeh dhe i këndon. Të gjitha këngët do të realizohen “LIVE”, nga një formacion i plotë orkestral dhe interpretuesit, që mund të jenë solo, duete, trio ose bandë.
Në tetor nis edicioni i 6-të i talent show më të famshëm dhe më jetëgjatë në të gjithë botën “X Factor Albania” me Alketa Vejsiun dhe regji nga Vera Grabocka. Jemi duke përgatitur edhe një spektakël të ri dhe një emision të ri që do të nisin transmetimet gjatë vitit 2025” pohon Albert Dumani, Drejtori i Programacionit dhe Blerjeve në TV KLAN.
Top Channel gjithashtu duket se e ka shtuar fokusin te spektakli dhe show. Marina Vjollca është emri që u rikthye në këtë ekran me spektaklin “Për Shqiptarët”, duke tentuar të sjellë në ekran historitë frymëzuese të njerëzve të thjeshtë.
Në të njëjtën linjë duket se është edhe një tjetër show i Bora Zemanit, që vjen këtë sezon me “Piramida” dhe që do të jetë një format ku njerëz apo familje të thjeshta do të luajnë për të fituar çmime.
Kjo qasje e spektaklit që ka në bazë të ngjashmit e audiencës dhe jo personazhe të njohur duket se kërkon me ngulm të marrë vëmendjen duke prekur anën emocionale. Humori është një tjetër rrugë që televizionet kanë zgjedhur për të fituar terren.
“Ndryshimet më të mëdha vijnë në Prime-Time. Mjeshtri prej dekadash i humorit Agron Llakaj do të sjellë një show të ri humori me titull “PaPare NAJT”. Menduar si një version më i lakuar dhe selektiv se “AlPazar”, me një ritëm dhe ligjërim më bashkëkohor, përfshin një pjesë të aktorëve të “AlPazar”, por edhe personazheve të rinj.
Ndërsa të dielën në mbrëmje do të zërë vend një simbiozë premtuese e “Albano’s Show” me “Armikun e Popullit”, nën drejtimin vështirë të parashikueshëm dhe gjithmonë befasues të Albano Bogdos” pohon Fatos Risto, Drejtori i Programacionit në Vizion Plus.
Viti elektoral 2025 pritet të rrisë peshën e politikës në ekran
Politika dhe aktualiteti pritet që në sezonin e ri televiziv 2024-2025 të kenë një peshë të rritur në raport me sezonet e kaluara. Kjo ka të bëjë me faktin se vitin e ardhshëm pritet të mbahen zgjedhjet parlamentare dhe natyrshëm zhvillimet do të jenë më dinamike, diçka që televizionet nuk mund ta anashkalojnë.
“Për një televizion gjeneralist, raporti i balancuar mes informimit dhe argëtimit është prioriteti kryesor.
Duke qenë se sezoni shtrihet, në pjesën e dytë të tij, edhe gjatë një viti zgjedhor, edhe kapacitetet tona do të vihen plotësisht në funksion të një pasqyrimi sa më profesional të ofertës politike që iu ofrohet shqiptarëve që nga fushata deri në ditën e votimit e më pas.
Analizat, komentet, raportimet janë gjithmonë një burim kurioziteti që i shoqëron shikuesit gjatë kësaj periudhe, për të cilat ne do të kujdesemi që të jenë sa më të gjera e gjithëpërfshirëse” thekson z.Risto.
Të njëjtën qasje duket se ndan edhe z.Dumani sa i takon peshës që do të zënë në TV KLAN argëtimi dhe politika. “Do të kemi më shumë argëtim me spektaklet dhe emisionet, por duke qenë se ky është një vit elektoral, besoj se edhe politika nuk do të mungojë të jetë e pranishme”, – shprehet ai.
Fenomeni Gen Z dhe si po “luftojnë” mediat që të marrin vëmendjen e saj
Breza të ndryshëm kanë përjetuar zhvillime të ndryshme teknologjike, diçka që ka ndikuar në preferencën e tyre karshi medias dhe internetit. Një nga brezat më të diskutuar është Gen Z apo i njohur si Gjenerata Z.
Gen Z përfshin të lindurit mes 1997 dhe 2012 dhe është ndoshta një nga brezat më kontrovers në sjelljen e përditshme karshi fenomeneve dhe zhvillimeve. Kjo gjeneratë ndodhet mes gjeneratës së njohur si “Millennial” dhe asaj më të fundit të njohur si Alfa”.
Teksa gjenerata e “Millennial” është ende e qëndrueshme si pjesë e audiencës së televizioneve, duket se lufta më e madhe është ajo për tërheqjen e të rinjve para ekranit, në një konkurrencë të jashtëzakonshme mes platformash dhe mundësish që ofrohen sot për të rinjtë.
“Media sociale është fenomeni i viteve të fundit dhe televizioni mbetet media tradicionale dhe media besnike ndaj brezit mbi 40 vjeç. Mediat sociale dhe platformat ndërkombëtare që janë me pagesë përdoren kryesisht nga adoleshentët dhe të rinjtë.
Gjithsesi blerja e serialeve në TV pa pagesë, që transmetohen në platformat online, është një tjetër alternativë për të thithur publikun ose hartimi apo blerja e serialeve edhe për adoleshentët dhe të rinjtë është një tjetër opsion, që televizioni të mbetet pjesëtari plus në familje” nënvizon z. Dumani.
Sipas tij, ofrimi i mundësisë për të ndjekur seriale 24/7 edhe nga aplikacioni është një tjetër qasje e televizionit për të mbajtur pranë vetes gjeneratat që nuk janë shumë të lidhura me televizorin, por parapëlqejnë të kalojnë më shumë kohë në telefon. Nga ana tjetër për z.Risto, gjeneralisti (televizioni) mbetet “zjarri” rreth të cilit mblidhet e gjithë familja.
“Gen Z janë 26% e audiencës së përgjithshme, por vetëm gjysma e tyre sheh rregullisht TV. Sfida për ta mbajtur interesin e këtij brezi është sa e televizionit, po aq edhe përtej tij, te kufijtë që e ndajnë nga një medium tjetër siç është interneti.
Për këtë arsye lind edhe televizioni në rrjet, jo vetëm streaming i sinjalit linear, por edhe e gjithë përmbajtja vihet në dispozicion të shikuesve që mund ta shfletojnë sipas kërkesës. Sfida e televizionit është të kthehet nga një shpërndarës, në një mbajtës të përmbajtjes” – shprehet ai.
Serialet mbeten sërish të preferuar, edhe këtë sezon “triumfon” Turqia
Përpos prodhimeve të tyre që zënë shumicën e programacionit, televizionet duket se vijojnë të shohin blerjet, sidomos ato të serialeve, si një pjesë të rëndësishme të tyre. Edhe këtë vit, duket se Turqia ka triumfuar sërish, ku në ekranet shqiptare pritet të transmetohen disa nga titujt më në zë të prodhuar në këtë vend.
“Përveç serialeve aktuale në transmetim shumë të ndjekur, këtë sezon vjen një surprizë e madhe, seriali turk “Familja”, me aktorin e famshëm Kivanc Tatlitug, i cili vjen i dubluar në shqip në versionin më origjinal.
Nga kompania e suksesshme “Ay Yapim” vjen një nga historitë më të bukura të dashurisë mes Devin dhe Asllan, çifti më “rebel” kur bëhet fjalë për “rregullat e familjes”. Këtë sezon ka nisur edhe seriali dramatik “Një dashuri”, një histori komplekse dashurie, e cila bashkon dy familje që janë pole të ndryshme, por ndajnë të njëjtat të vërteta të thella.
Gjatë këtij sezoni do të vijë premierë edhe seriali “Zemër e plagosur”, me aktorin shqiptar Bertan Asllani, si dhe serialet më të mira turke “Pa mëshirë”, “I burgosuri” dhe “Jeta ime e mrekullueshme”” – thotë z.Dumani.
Turqia duket se është një nga tregjet më dominuese në botë sa i takon eksportit të prodhimeve të saj televizive dhe zgjerimi i hartës së interesit mbetet i vazhdueshëm. Nën këtë popullaritet televizionet shqiptare kanë vite që janë pjesë e marrëveshjeve të blerjes dhe transmetimit. Vizion Plus gjithashtu do të ketë disa seriale që i përkasin këtij tregu.
“Së pari ‘I Paepuri”, seriali më i ndjekur me 16.71% shikueshmëri në kategorinë AB të audiencës turke duke u bërë seriali më i ndjekur i sezonit 23/24.
Protagonist është aktori i njohur nga “Familja e Madhe”, Oktay Kaynarca, i cili këtë herë vjen në rrolin e Xhezair Turkut, një agjent sekret rebel që pasi fshihet për të mbijetuar, krijon dy familje paralele që nuk mund të fshihen as nga njëra-tjetra.
“Arrati e Kaltër” që tërheq vëmendjen me kastin dhe mjeshtërinë e historisë, që në ndryshim nga serialet e mëparshme romantike të kësaj ore përmban një dozë më të madhe drame. Tërheqës është gjithashtu edhe vendi i xhirimeve të serialit, në perlën e Egjeut, buzë detit Marmara në një qytet-port dhe shumë turistik” pohon z.Risto./ Monitor.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38