Flash News

E-TJERA

Teliti: Gjysma e popullatës shqiptare është poshtë vlerës së minimumit jetik

Teliti: Gjysma e popullatës shqiptare është poshtë

Dorian Teliti, këshilltar për çështjet ekonomike pranë PD-së tha se gjysma e popullatës shqiptare është poshtë vlerës së minimumit jetik.

“Ndihma ekonomike për një familje është 74 mijë lekë në muaj, as 20 mijë lekë të vjetra në muaj për person. Kemi sot vlerën e pensioneve nën vlerën e minimumit jetik. Këtu problematikat nisin që nga bazat. Nëse çdokush do të kishte 210 mijë lekë në xhep çdo muaj, a do i mjaftonte apo jo? Nuk i mjaftojnë, por çështja është se gjysma e popullatës është nën vlerën e minimumit jetik”, tha Teliti në emisionin Open në News24.

Shqipëria është një vend që nuk e ka të përcaktuar me ligj minimumin jetik, ndërsa PD ka depozituar në Kuvend një nismë ku propozon që niveli i minimumit jetik të jetë 200 euro në muaj.

 

 

Të fundit