Flash News

E-TJERA

Temperatura deri në 24 gradë, si parashikohet moti në Shqipëri për ditën e sotme

Temperatura deri në 24 gradë, si parashikohet moti në

Shqipëria do të jetë sot nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të jetë në orët e para të ditës me vranësira e kthjellime.

Më pas moti do jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2 ballë.

PARASHIKIMI I TEMPERATURAVE

në zona malore 5 deri 16°C
në zona e ulëta 5 deri 24°C
në zona bregdetare 8 deri 23°C

 

Të fundit