Flash News

E-TJERA

Temperatura ekstremisht të ulëta dhe ngrica, parashikimi i motit për ditën e sotme

Temperatura ekstremisht të ulëta dhe ngrica, parashikimi i motit

Mot i ftohtë dhe ngrica do të dominojnë ditën e sotme në vendin tonë. Në zonat malore temperaturat do të jenë ekstremisht të ulëta.

Gjatë orëve të vona të mbrëmjes pritet shtim i vranësirave, të cilat do të sjellin reshje të izoluara dëbore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë me të paktën 3 gradë, duke luhatur vlerat ditore nga -13°C deri në 7°C.

Era do fryjë mesatare në tokë, por e fortë në det me shpejtesi 45 km/h nga drejtimi verilindor, duke krijuar dallgëzim 4 ballë.

Të fundit