Flash News

E-TJERA

Temperatura të ulta në mëngjes, si do të jetë moti ditën e sotme

Temperatura të ulta në mëngjes, si do të jetë moti

Dita e sotme do të karakterizohet nga një mot i qëndrueshëm, por do të ketë edhe kalime vranësirash.

Këto të fundit do të jenë më të dukshme në zonat malore, ku pritet të sjellin edhe reshje të izoluara dëbore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 11°C.

Era do të fryjë me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi verior, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.

 

Të fundit