Flash News

E-TJERA

Temperaturat deri në 30°C, kjo javë sjell verën në vend; si pritet të ndryshojë moti të premten

Temperaturat deri në 30°C, kjo javë sjell verën në vend;

Kjo javë do të jetë me “shije” vere, sipas Shërbimit Metrologjik Ushtarak, pasi vendi ynë pritet të ndikohet nga kushtet të qëndrueshme atmosferike si dhe temperatura në rritje.

Duke nisur nga sot dhe deri ditën e enjte moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Temperaturat pritet të shkojnë deri në 30 gradë celcius.

Megjithatë nuk do të mungojnë vranësirat e pakta kalimtare, të cilat do të jenë më të theksuara në relievet malore në lindje shoqëruar me shi të dobët dhe lokal.

Ndërsa të premten pritet ndryshim i kushteve atmosferike, shtim i vranësirave, që do të sjellë reshje thuajse në të gjithë territorin.

Më poshtë është parashikimi i temperaturave për ditët në vijim

Temperaturat deri në 30°C, kjo javë sjell verën në vend;

 

Të fundit