Flash News

E-TJERA

Temperaturat deri në 36 gradë, parashikimi i motit për sot

Temperaturat deri në 36 gradë, parashikimi i motit për sot

Kthjellimet do të karakterizojnë kushtet e motit në të gjithë territorin e vendit, por herë pas here do të shfaqen kalime vranësirash, më të dukshme në zonat Veriore dhe Qëndrore.

Orët e paasdites dhe mbrëmjes do të këtë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike duke larguar vranësirat nga i gjithë territori i vendit për të ri-kthyer motin e kthjellët dhe temperaturat e larta në te gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit mbeten kostante në orët e mëngjesit, por mesdita sjell një rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 36°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim deri në 2 ballë.

Kosova

Deri në mesditë, Kosova dominohet nga mot i kthjellët dhe i ngrohtë por pas-mesdite pritet grumbullim i vranësirave në zonat veriore dhe Veriperëndimore duke rrezikuar, rrebeshe afat-shkurtra shiu në ekstremin Veri-veriperëndimor. Orët e pasdites përmirësojnë dukshëm kushtet e motit në të gjithë republikën e Kosovës. Po ashtu, Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje deri në 30 gradë C.

Të fundit