Flash News

E-TJERA

Temperaturat do të zbresin në -1 në disa zona, si parashikohet kjo fundjavë

Temperaturat do të zbresin në -1 në disa zona, si parashikohet

Një dimër i hershëm parashikohet nga meteorologët kjo fundjavë. 

Lajda Porja tha në tv Klan se në zonat malore, por edhe në majat e maleve në jug dhe juglindje të vendit do të ketë flokë bore.

“Kryesisht zona veriore do të ketë më së shumti, gjithë veriu dhe verilindja reshje dëbore. Zona qëndrore më shumë do të jetë me shumë vranësira, por nuk pritet që të ketë reshje. Konsiderueshëm do kenë edhe zonat jugore, kryesisht Saranda, Gjirokastra, Tepelena… parashikohen flokë dëbore edhe në zonat malore, në malësinë e jugut. Megjithatë dhe pjesa e juglindjes gjatë ditës së sotme do të ketë reshje dëbore. Parashikohet një dimër i shkurtër që pritet të qëndrojë përgjatë gjithë kësaj fundjave”, u shpreh Porja.

I ftohti të shtunën do të ndihet edhe më shumë, ndërkohë që temperaturat do të zbresin në -1 në disa zona, ndërsa reshje shiu do të ketë më shumë të dielën.

Termometri do të shënojë një tjetër rënie duke bërë që e gjithë zona malore të jetë 0°C apo -1°C. Po ashtu pritet një tjetër rënie në vlerat e mesditës, ku le të themi është jo më shumë se 17°C apo 18°C, e më pas ditën e diel do të rinisin sërish reshjet. Ndërkohë, një pjesë e mirë e territorit do të ketë reshje shiu, sidomos pjesa e dytë e ditës dhe mbrëmja, dhe sërish në zonat malore do të vijojnë reshjet e dëborës edhe përgjatë ditës së diel”, u shpreh Porja.

Të fundit