Flash News

E-TJERA

Temperaturat e larta, mjeku këshillon qytetarët: Pini 2 litra ujë në ditë

Temperaturat e larta, mjeku këshillon qytetarët: Pini 2 litra ujë

Kreu i Emergjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka folur për temperaturat e larta në vend.

Ai ka këshilluar që qytetarët të tregohen të kujdesshëm në orët e pikut.

Gjatë bisedës në studio Brataj tha se sidomos mosha e tretë janë të rrezikuar nga temperaturat e larta, ndërsa shtoi se është e domosdoshme që në këtë situatë qytetarët të konsumojnë rreth 2 litra ujë në ditë.

 “Nga data 17 e deri sot janë 2715 vizita të bëra në banesë, po ashtu edhe shumë konsulta telefonike. Ne kemi mjekë që bëjnë edhe konsulta mjekësore përveç urgjencës.

Nëse mjeku ka dyshimin më të vogël për rrezik jetë, dërgon ekipin në vendngjarje. Gjatë stinës së verës shtohet koordinimi dhe forcat në vend, ka thënë ndër të tjera ai.

Të fundit