Flash News

E-TJERA

Temperaturat kulmojnë të enjten, 4 qarqet që do të “goditen” nga i nxehti

Temperaturat kulmojnë të enjten, 4 qarqet që do të

Edhe muaji gusht do të na sjellë temperatura të larta dhe përvëluese, thuajse në të gjithë vendin. Ditët e freskëta duken ende shumë larg, siç paralajmërojnë sinoptikanët.

Vala e të nxehtit e cila ka goditur vendin këtë të hënë do të zgjasë deri të enjten, ku sinoptikanët thonë se temperaturat do të arrijnë në 40 gradë Celsius.

“Parashikohet që të paktën deri ditën e enjte të jemi nën ndikimin e kësaj vale. Vala e nxehtë ka përfshirë një pjesë të mirë të Europës jugore, ku Shqipëria është në periferi të saj”, thonë ata.

4 do të jenë qarqet më të goditur nga i nxehti ekstrem.

“Mund të tejkalohet shumë pak vlera 40, mund të regjistrohet vlera 40.5 gradë vetëm në disa zona të izoluara; Shkodra, Elbasani dhe qarku i Beratit, përfshirë dhe disa në Gjirokastër mund të shënojnë edhe vlerat më të larta rreth vlerës 40 apo mbi 40”, thonë sinoptikanët.

E premtja pritet të sjellë një rënie të temperaturave dhe nuk do të mungojnë as reshjet e shiut.

“Nga e hëna deri të premten do të kemi mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Vranësirat do të jenë të pranishme pothuajse çdo ditë në pjesën e dytë të ditës”, vijojnë ata.

Të fundit