Flash News

E-TJERA

Temperaturat në rritje, parashikimi i motit për ditën e sotme

Temperaturat në rritje, parashikimi i motit për ditën e sotme

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të dominojnë në vend gjatë ditës së sotme. Në pjesën e dytë të ditës pritet shtim i vranësirave në verilindje të territorit, të cilat do të sjellin reshje të pakta dëbore.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 17°C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Të fundit