Flash News

E-TJERA

Temperaturat shkojnë afro 40 °C, qytetet më të nxehta gjatë ditës së sotme

Temperaturat shkojnë afro 40 °C, qytetet më të nxehta

Vendi mbetet në masat ajrore me origjinë nga Afrika, të cilat kanë bërë që temperaturat të shënojë sërish rritje.

Sot qytetet më të nxehta do të jenë Elbasani dhe Gjirokastra. Por nuk do të mungojnë as kalime të lehta vranësirash në zonat malore veriore dhe verilindore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 39°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi perëndimor – veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim deri në 2 ballë.

 

Të fundit