Flash News

E-TJERA

Temperaturat shkojnë deri 36°C, njihuni me parashikimin e motit

Temperaturat shkojnë deri 36°C, njihuni me parashikimin e motit

Edhe për ditën e premte vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-4 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 6m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 15 deri 30°C

në zonat e ulëta 16 deri 36°C

në zonat bregdetare 17 deri 33°C

 

Të fundit