Flash News

E-TJERA

Temperaturat shkojnë deri në 34°C, si parashikohet moti sot

Temperaturat shkojnë deri në 34°C, si parashikohet moti sot

Për sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët në pjesën e parë të ditës e më pas në mesditë pritet të ketë shtim vranësirash mesatare të cilat do të pasohen me reshje të pakta shiu në formë të izoluar në male, kryesisht në pjesën lindore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare1-8m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina era fiton shpejtësi 13m/s. Valëzim në dete do të jetë i forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 17 deri 30°C

në zonat e ulëta 19 deri 34°C

në zonat bregdetare 22 deri 32°C

 

Të fundit