Flash News

E-TJERA

Temperaturat shkojnë mbi 30°C, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Temperaturat shkojnë mbi 30°C, njihuni me parashikimin e motit për
Foto ilustruese

Vendi ynë mbetet në ndikimin e masave ajrore me origjinë jugore, të cilat do të kushtëzojnë kthjellime dhe temperatura relativisht të larta.

Këto kushte atmosferike pritet të vijojnë thuajse gjatë gjithë ditës, me përjashtim të zonave veriore dhe skajit juglindor ku pas mesditës, do ketë kalime vranësirash të lehta.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten me 2 gradë në mëngjes dhe mesditë, duke bërë që vlerat ditore të luhaten nga 10°C deri në 32°C.

Era do fryjë mestare me shpejtësi 45 km/h kryesisht nga drejtimi jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Të fundit