Flash News

E-TJERA

Temperaturat shkojnë në 21°C, si do të jetë moti ditën e sotme

Temperaturat shkojnë në 21°C, si do të jetë moti

Ky vit ka nisur me mot të mirë në vendin tonë. Edhe ditën e sotme do të dominojnë kushtet e qëndrueshme atmosferike. Vranësira të pakta do të ketë në pjesën lindore, të cilat gjatë pasdites do të përfshijnë edhe perëndimin.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në vlerat minimale, por rriten në maksimale duke bërë që mëngjesi të shënojë 0°C në zonat malore, ndërsa mesdita ngjitet deri në 21°C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verilindor, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

 

Të fundit