Flash News

E-TJERA

Temperaturat shkojnë në 28°C, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Temperaturat shkojnë në 28°C, njihuni me parashikimin e motit
Foto ilustruese

Vendi do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta deri në mesditë. Ndërkohë mbrëmja pritet të sjellë dëndësim të vranësirave në të gjithë territorin, ku më të dukshme do te jenë përgjatë zonave juglindore, duke gjeneruar shira të izoluar.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 10°C deri në 28°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi jugor duke gjeneruar në det dallgëzim 2-3 ballë.

Të fundit