Flash News

E-TJERA

Temperaturat shkojnë në 31°C, njiuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Temperaturat shkojnë në 31°C, njiuni me parashikimin e motit
Foto ilustruese

Ditën e sotme në vendin tonë do ët mbizotërojë moti i qëndrueshëm me vranësira kalimtare. Këto të fundit do të jenë më të dukshme në zonat veriore dhe lindore, por pa mundur të gjenerojnë reshje.

Sipas MetoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit dhe mesditës, duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 9°C deri në 31°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.

Të fundit