Flash News

E-TJERA

Temperaturat ulen në -2°C, parashikimi i motit për ditën e sotme

Temperaturat ulen në -2°C, parashikimi i motit për ditën e
Foto ilustruese

Vijon ndikimi i motit të vranët dhe intervale të shkurtra kthjellimesh në vend, duke gjeneruar herë pas herë reshje shiu e dëbore.

Këto kushte atmosferike pritet të mbeten prezente edhe gjatë pasdites dhe mbrëmjes. Gjithashtu herë pas here do ketë intervale me kthjellime.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit pësojnë rënie të lehtë në vlerat e mëngjesit, por rriten gjatë mesditës duke bërë që të luhaten nga -2 deri në 14°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.

Të fundit