Flash News

E-TJERA

Temperaturat zbresin në -1, si pritet të jetë moti në fundjavë

Temperaturat zbresin në -1, si pritet të jetë moti në

Gjatë fundjavës, vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti si për ditën e Shtunë ashtu dhe ditën e Diel parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mëngjesit dhe mbrëmjes.

Gjithashtu në orët e mëngjesit dhe orët e mbrëmjes në zonat luginore do të ketë mjegull të dendur apo mjegullinë si dhe shikim të reduktuar.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi 1-5m/s ndërsa në orët e mbrëmjes të ditës së Diel era kthjen drejtim nga kuadrati i jugut dhe fiton shpejtësi deri në 6-8m/s.

Temperaturat zbresin në -1, si pritet të jetë moti nëTemperaturat zbresin në -1, si pritet të jetë moti në

 

Të fundit