Flash News

E-TJERA

Temperaturat zbresin në -5 gradë Celsius, Bulqiza ‘pushtohet’ nga ngricat

Temperaturat zbresin në -5 gradë Celsius, Bulqiza

Ulja e temperaturave gjatë ditëve të fundit, ka sjellë edhe prezencën e ngricave në zonën e Bulqizës dhe Matit.

Termometri ka zbritur deri në -5 gradë Celsius, ndërsa rrugët e qytetit të Bulqizës janë pushtuar nga akulli.

Ngricat kanë sjellë probleme edhe në Mat, në segmentin e Rrugës së Arbrit ku dhjetëra makina kanë mbetur në rrugë për shkak të prezencës së akullit në rrugë.

Të fundit