Flash News

E-TJERA

Temperaturat zbresin në -5°C , parashikimi i motit për ditët në vijim

 

Temperaturat zbresin në -5°C , parashikimi i motit për ditët
Foto ilustruese

Ditët në vijim, vendi ynë do të jetë i përfshirë nga një mot i paqendueshëm me reshje shiu dhe bore. Drejtuesja e Zyrës Operacionale pranë MeteoAlb, Lajda Porja në një prononcim për "abcneës.al" bën me dije se reshjet e shiut do të jenë prezentë në të gjithë vendin, duke u zëvendësuar herë pas here me reshje bore në zonat veriore dhe verilindore.

Ajo shtoi se do të ketë rënie të temperaturave në vlerat minimale ku gjatë javës do të shkojë në vlerat deri në -4°C. Sipas saj, e marta nuk do të ketë më pak reshje shiu, ndërsa e mërkura, e enjtja dhe e premtja pritet të jenë si sot, me reshje shiu.

“Vendi ynë është ndikuar nga kushte të paqëndrueshme duke sjelle reshje shiu në të gjithë vendin. Parashikohet që deri ditën e premte ne të kemi kushte të paqëndrueshme të motit me vranësira, reshje shiu dhe prezencë të reshjeve të borës në disa zona të vendit.

Përjashtojmë ditën e martë ku pritet që reshjet të jenë më të pakta, dita e hënë e mërkura, e enjtja dhe e premtja pritet të jenë në këto kushte moti. Duke qenë se do të kemi dhe ulje të temperaturave do të kemi shfaqje të reshjeve të borës në zonën veri dhe verilindje dhe më të pakta në zonat juglindore.

Sa i përket vlerave termike mëngjesi i kësaj të hëne ka shënuar vlerat -1°C deri në -2 °C në zonat malore dhe maksimalja pritet të regjistrohet deri në 14-15 gradë në shtrirjen perëndimore. Nga e marta dhe në vazhdim pritet që të kemi një rënie graduale të temperaturave nga dita në ditë duke shkuar nga -4°C deri në -5°C në ekstremin veriore. Gjithashtu pritet që të kemi dhe praninë e erës deri të mërkurën”, ka thënë ajo.

 

Të fundit