Flash News

E-TJERA

Temperaturat zbresin në -5°C, si parashikohet moti për sot

Temperaturat zbresin në -5°C, si parashikohet moti për sot

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje.

Parashikohet mjegull e dendur dhe mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes. Prezencë e ngricave përgjatë akseve rrugore kryesisht në relievet malore do te jetë dominuese. 
Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje - veri me shpejtësi mesatare 6 m/s, kurse përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 10 m/s.

Të fundit