Flash News

E-TJERA

Temperaturat zbresin në minus këtë fundjavë, mbi 70% e Shqipërisë do të përfshihet nga dëbora

Temperaturat zbresin në minus këtë fundjavë, mbi 70% e

E shtuna nis me borë e shi, por ngryset duke zbardhur gjithë Shqiperinë !

Dita e shtunë që në orët e para nis me vranësira dhe reshje të pakta shiu në zonat e ulëta dhe bregdetare por dëborë në të gjithë zonën malore të vendit.

Sipas Meteoalb përjashtim bën veriperëndimi përfshirë Shkodrën e cila do të zbardhet sonte gjatë natës. Paraditja vijon në të njëjtat kushte ku mbi 70% e territorit shqiptar do të përfshihet nga dëbora ndërsa pas mesditës reshjet fuqizohen në të gjithë vendin por kryesisht në zonat jugore ku priten reshje mesatare shiu dhe dëbore.

Pasditja e së shtunës dhe duke iu afruar mesnatës pritet zgjerim i zonave me dëborë drejt ultësirës perëndimore dhe bregdetit Adriatik duke përfshijnë mbi 97% të Shqipërisë. Dhe pse më të pakta, reshjet e dëborës nuk do të kursejnë as bregdetin e Jonit në orët e para të ditës së diel.

Pasditja e së dielës largon reshjet nga veriu dhe zonat qendrore por reshjet mbeten prezent në jug-juglindje deri afër mesnatës.

Temperaturat e ajrit të shtunën luhaten nga -12°C minimalja në zonat e thella të veriut deri në 10°C, maksimum në Himarë, Sarandë rreth orës 12 të mesditës; e diela sjell një tjetër rënie të temperaturave duke ulur minimalen në -14°C ndërsa maksimumi i së dielës do të zbresë në 5°.

 

 

Të fundit