Flash News

E-TJERA

Temperaturat zbresin nën 0°C, si do të ndryshojë moti orët në vijim

Temperaturat zbresin nën 0°C, si do të ndryshojë moti

Mëngjesi ka nisur nën dominimin e vranësirave dhe reshjeve, të cilat në zonat malore janë në formën e dëborës. Kushtet atmosferike pritet të ndryshojnë gjatë pjesës së dytë të ditës, ku reshjet do t'ia lënë vendin kthjellimeve.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në orët e para të ditës, duke shënuar -2°C, ndërsa mesdita sjellë rritje të lehtë ku vlera maksimale shënon 13°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi verior- verilindor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 5 ballë.

 

Të fundit