Flash News

E-TJERA

Temperaturat zbresin nën zero, si parashikohet moti sot

Temperaturat zbresin nën zero, si parashikohet moti sot

Shqipëria do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të ftohta dhe të thata me origjinë kontinentale duke sjellë mot të kthjellët dhe të ftohtë, njofton Meteoalb.

Parashikohet që orët e pasdites së sotme dhe në vijim të sjellin herë pas here kalime vranësirash të pakta nëpër të gjithë territorin; megjithatë nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të ulen sërish në mëngjes, por rriten në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -4°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 14°C vlera më e lartë e cila pritet në Vlorë dhe Sarandë.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 38 km/h nga drejtimi kryesisht verior duke krijuar në brigjet detare valëzim të ulët.

 

Të fundit