Flash News

E-TJERA

Temperaturat zbritën në -7 në zonat malore, ARSH njoftim për situatën e rrugëve në vend

Temperaturat zbritën në -7 në zonat malore, ARSH njoftim për

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka paraqitur situatën e akseve rrugore, pasi në disa zona ka patur reshje bore.

 Sipas ARSH, gjatë natës reshje dëbore ka pasur vetëm në Llogara ku është punuar për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës, ndërsa qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale.

“Gjatë orëve të natës dhe në mëngjes reshje dëbore ka pasur vetëm në Llogara ku është punuar për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës

Temperaturat kanë qenë të ulëta, deri në -7 në zonat malore

Grupet e punës të mirëmbajtjes kanë punuar pa ndërprerje në të gjitha akset me prezencë dëbore për shpërndarjen e kripës me qëllim evitimin e ngricave

Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale

Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, njofton ARSH.

Të fundit