Flash News

E-TJERA

Ten Hag ndëshkon Ronaldon, CR7 humb ndeshjen me Chelsea-n

Ten Hag ndëshkon Ronaldon, CR7 humb ndeshjen me Chelsea-n

Cristiano Ronaldo nuk do të luajë me ‘Djajtë e Kuq’ përballë Chelsea-t nesër në një ndeshje të Premier League.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi në një komunikim zyrtar.

“Cristiano Ronaldo nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Manchester United për ndeshjen e kësaj të shtune në Premier League kundër Chelsea-t. Pjesa tjetër e skuadrës është plotësisht e përqendruar në përgatitjen për atë ndeshje”, thuhet në njoftim.

Deklarata vjen një ditë pas ndeshjes me Tottenham, ku ‘Djajtë e Kuq’ fituan me rezultatin 2-0. Ronaldo u largua nga pankina zëvendësuese në minutën e 89’ të ndeshjes. Veprimi i Ronaldos duket se acaroi Ten Hag i cili deklaroi pas sfidës, se do t’i sqaronte më vonë punët me Ronaldon.

"Unë e kam parë atë të largohet nga fusha, por nuk fola me të më pas. Do të merrem me këtë nesër," tha Ten Hag për Amazon Prime Video Sport. “Sot, ne po festojmë këtë fitore dhe tani duhet të rikuperohemi nga kjo dhe të presim me padurim të shtunën”.

Të fundit