Flash News

E-TJERA

Ten Hag nuk e llogarit më Ronaldon, ‘e fajëson’ për largimin nga United

Ten Hag nuk e llogarit më Ronaldon, ‘e fajëson’ për

Erik ten Hag ia hodhi fajin për largimin e Cristiano Ronaldos vetëm lojtarit pasi Manchester United u rikthye në Premier League pa sulmuesin.

Djajtë e Kuq e ndërprenë kontratën e Ronaldos me pëlqim të ndërsjellë në nëntor pasi ai ‘i dha fund’ marrëdhënies me klubin në një intervistë me Piers Morgan.

Në një prononcim për mediat, para takimit të së martës mes United dhe Nottingham Forest në Old Trafford, Ten Hag tha se ishte vendimi i Ronaldo për t’i thënë ‘lamtumirë’ klubit. Trajneri i ‘djajve të kuq’ zgjodhi të shpërfillë yllin portugez duke mos i përmenduar as emrin.

"Fokusi është në rifillimin e ligës. Unë shoh vetëm një ekip të uritur. Unë nuk shikoj prapa, shikoj vetëm përpara. Ai zgjodhi të thotë lamtumirë, ai (Ronaldo) nuk është më pjesë e saj”, tha Ten Hag.

Largimi i Ronaldos nga Mancheteser United erdhi pas deklaratave që ai bëri me Peirs Morgan ku akuzoi Ten Hag dhe klubin se e kishin bërë të ndjehej i tradhëtuar.

Të fundit