Flash News

E-TJERA

I ra tenda e kalçetos në Sarandë, ndërron jetë në spital 22-vjeçari

I ra tenda e kalçetos në Sarandë, ndërron jetë

Një i ri ka ndërruar jetë pasi e zuri poshtë tenda e kalçetos në një fushe mini futbolli në Urën e Gajdarit në Sarandë.

Sipas policisë, Armando Kazma, 22 vjeç ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra, pas rrëzimit të tendës nga moti i keq me erë të fortë.

“Sot, rreth orës 20:50, në vendin e quajtur “Ura e Gajdarit”, si pasojë e motit të përkeqësuar, është rrëzuar tenda mbrojtëse e një kalçetoje sportive dhe për pasojë është dëmtuar shtetasi A. K., rreth 22 vjeç, i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftonte më herët policia.

Të fundit