Flash News
Deputetët votojnë mocionin e mosbesimit ndaj kryeministrit francez
Vritet CEO i kompanisë së madhe të sigurimeve në New York
Zjarri shkrumbon banesën në Lezhë, shpëtojnë anëtarët e familjes
Sherr masiv në Tiranë, tre të plagosur nga përplasja me sende të forta
Korçë/ 47-vjeçari gjendet i pajetë në makinë, rrethanat mbeten misterioze
Tre godina të destinuara për Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) ish-Komisioni Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) do të mundohen përmes një procedure prokurimi të nisur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Kontrata që ka në objekt “Shërbime Projektimi për Hartimin e Projektit Teknik për: “Mbështetje për Infrastrukturën Akomoduese të KSHZ/ish‐ KQZ: Ndërtimi i Godinave të Magazinimit, KSHZ/ish‐KQZ” parashikon një fond limit 341 milionë lekë qapo rreth 3.4 milionë euro.
Referuar dokumenteve që shoqërojnë procedurën sqarohet se projekti përbëhet nga tre ndërtesa të ndara me njëra tjetrën me fugë 10 cm.
“Ndërtesa e parë do të jetë me 2 kate mbi tokë dhe do të shërbejë për ambiente zyra. Dy ndërtesat e tjera do të jenë me 1 kat mbi tokë dhe do të shërbejë për magazinë.
“Ndërtimi i godinave të magazinimit, KSHZ/ISH KQZ”, është i pozicionuar në bashkinë Tiranë, në skajin Veri-Lindor të qytetit, në një distancë prej rreth 6.8 km nga qendra e qytetit dhe aksesohet përmes rrugëve kryesore, “Rruga e Dibrës” dhe “Myslym Keta”.
Ky territor ka formë thuajse trekëndore, me sipërfaqe rreth 1,25Ha, është në kontakt të drejtpërdrejtë me rrugën “Myslym Keta” në pjesën më të madhe të tij dhe gjithashtu në kontakt të drejtpërdrejtë me rreth rrotullimin drejt rrugës së Arbrit”, thuhet në dokument.
Operatorët e interesuar për këtë procedurë do të kenë kohë deri në 25 nëntor për të paraqitur ofertat e tyre lidhur me këtë procedurë e cila më pas do të kalojë për vlerësim nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave./ Monitor