Flash News
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Tender për mobilim luksoz? Reagon QSUT: Nuk ka asnjë procedurë prokurimi për pajisjet e zyrave
QSUT ka reaguar pas lajmit që qarkulloi në media se institucioni po vinte në zbatim një tender për mobilim. Tenderi në fjalë ka vlerën 147.8 milionë lekë ose afro 1.2 milionë euro.
Lajmi u publikua nga News 24, ku fliste për mobilim ‘luksoz’ që do t’iu bëhet zyrave, madje edhe ëpr kërkesa specifike për mjekët dhe krevatet, si psh: karrige me tapiceri lëkure origjinale natyrale, me shpinore të lartë dhe rezistente ndaj zjarrit.
QSUT në reagimin e saj ka hedhur poshtë lajmin për tenderin në fjalë. Institucioni shkruan se nuk ka asnjë procedurë prokurimi për pajisjet e zyrave të QSUT, ndërsa pohon se mobilimi spitalor është kryer në përmbushje të kërkesave.
Reagimi i QSUT:
Nisur nga shkrimet që qarkullojnë në media për të ashtuquajturat “zyra luksoze të administratës së QSUT”, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” sqaron se:
Nuk ka asnjë procedurë prokurimi për pajisjen e zyrave të administratës së QSUT.
Spitali i Ri i Sëmundjeve të Brendshme në QSUT është në fazën e finalizimit të investimit dhe paralelisht, të mobilimit dhe pajisjeve mjekësore me standarde europiane, për të cilat QSUT ka realizuar procedurat e para.
Të gjitha pajisjet, përfshirë edhe shtretërit per dhomat e pacientëve, mobilimin spitalor dhe pajisjet që nevojitet për të bërë një spital funksional, janë realizuar në përmbushje të kërkesave të shërbimeve universitare të Spitalit të Sëmundjeve të Brendshme në QSUT dhe janë konform standardeve të përcaktuara.
QSUT rithekson se, nuk ka asnjë procedurë për mobilimin e zyrave të QSUT. Çdo përpjekje për të hedhur baltë mbi punën e stafit të QSUT, nuk do të stepë e demotivojë punën e një ekipi që punon çdo ditë me përkushtim e profesionalizëm në shërbim të qytetarëve.