Flash News

E-TJERA

Tenderat, Fondi Shqiptar i Zhvillimit i rrezikon buxhetit 10 milionë euro dëm

Tenderat, Fondi Shqiptar i Zhvillimit i rrezikon buxhetit 10 milionë euro

Fondi Shqiptar i Zhvillimit i ka rrezikuar buxhetit të shtetit 10 milionë euro humbje duke fryrë preventivët dhe kostot në 9 procedura prokurimi që ka hapur gjatë muajit qershor.

Tenderat kanë patur si qëllim ndërhyrjet rigjeneruese në blloqe banimi në disa rajone dhe përmirësimin e shtresave asfaltike.

Në total vlera e tenderave arrin 30.7 milionë euro, ndërsa ofertat e dhëna nga kompanitë që kanë fituar arrijnë 20.5 milionë euro, 10.2 milionë euro më pak.

E gjithë loja e Fondit Shqiptar të Zhvillimit ka dalë zbuluar pasi ka patur shumë kompani pjesëmarrëse në garë.

Nëse Fondi do të kishte kualifikuar të gjitha firmat, atëherë vlera e punimeve do të dilte 11.7 milionë euro  më e ulët e se ajo që u fitua.

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka skualifikuar dhjetra firma në garë, dhe në 7 tendera nga 9 procedura gjithsej, ofertat më të ulta nuk janë përzgjedhur.

Kriteret e vendosura në këto gara kanë qënë më strikte se zakonisht. Nëse në të gjtiha procedurat standarde për punime civile kërkohet që eksperienca  në vepra të ngjashme të jetë sa 40% e vlerës të kontratës në 3 vitet e fundit, në këto tendera është kërkuar dyfishi i vlerës së kontratës në 5 vjet, ose sa gjysma e fondit të kontratës për një vepër të vetme.

Ky kriter ka përjashtuar më shumë se gjysmën e firmave që kanë marrë pjesë në garë.

Prokurimet që zhvillon Fondi Shqiptar i Zhvillimit janë të mbuluara me hije skandali, sin ë mungesën e konkurrencës në shumë procedura, ashtu dhe në mënyrën se si fryhet fondi limit apo vendosen kriteret në një tender, të cilat përjashtojnë shumicën e kompanive duke dalë fituese ofertat më të larta.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit është institucioni me një nga buxhetet me të larta që administron taksat publike. Vetëm këtë vit fondet në dispozicion të tij arrijnë 157 milionë euro. Euronews Albania

Të fundit